Vojislav Sheshel dënohet me 10 vite burg nga Tribunali i Hagës

Aktuale April 11, 2018 - 14:40
Sheshel nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit, siç kishte deklaruar më parë

Mekanizmi për Tribunalet Penale Ndërkombëtare në Hagë, në aktgjykimin e shkallës së dytë, liderit të radikalëve serb Vojisllav Sheshelit, i shqiptoi dënimin me 10 vite burg.

Gjyqtari Theodore Meron, kryetari i Dhomës së Apelit, anëtarët e të cilit janë Li G. Madog, Florence Wright Eri, Ben Emerson dhe Iv Nelson de Seres Batista Ros, shpallën vendimin, transmeton zeri.info

Sheshel nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit, siç kishte deklaruar më parë.

Më 31 mars 2016, Dhoma Gjyqësore e Tribunalit të Hagës shfajësoi Sheshelin nga të nëntë akuzat e aktakuzës, duke e akuzuar atë për pjesmarrje të përbashkët kriminale, krime kundër njerëzimit, vrasje, shkelje të zakoneve të luftës, gjuhës së urrejtjes, dëbimit dhe krime të tjera kundër kroatëve dhe muslimanëve në Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Vojvodinës./Zeri