'Ushtarë serbë në Makovc'

Aktuale April 09, 2018 - 15:50
Ky është sqarimi i policisë


Anëtari i Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi, ka thënë se në fshatin Makovc të Prishtinës ka parë ushtarë serbë të uniformuar dhe të armatosur.

Por zëdhënësi i Policisë së Kosova, Daut Hoxha ka thënë se në atë zonë janë duke u bërë xhirime.

“Aty po bëhen xhirime nga produksione filmike, të cilat kanë marrë leje për këtë”, ka thënë Hoxha.

Ky ka qenë postimi i plotë i Isufit.

“Të nderuar miq
Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftë”.

Ky është ilustrimi i ngjarjes që ka bërë Isufi:

Image