Jo vetëm protestuesit kuksianë! E pësojnë edhe policët

Aktuale April 09, 2018 - 14:16
Ja pse!

Prokuroria e Kukësit ka nisur procedim penal për efektivët e policisë të cilët ishin për të ruajtur sigurinë gjatë protestës së 31 marsit 2018 e cila përfundoi me djegien e kabinave ku bëhej pagesa e tarifës së kalimit të rrugës së Kombit.

Burime nga prokuroria i thanë Ora News se dosja e policëve do të hetohet veçmas nga ajo e protestuesve.

LEXO EDHE: Të fejuarit vdesin në aksident tragjik

Në dëshmitë e dhëna por dhe në disa pamje filmike, efektivët e policisë duket se kanë goditur me shkopinj gome për të parandaluar protestuesit t'i afrohen kabinave të pagesës.

Aktualisht janë 11 protestues të arrestuar