Limaj: Kushtetuta e sfiduar edhe nga udhëheqës institucionesh

Aktuale April 09, 2018 - 14:15
E Fundit

Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha se kushtetuta është sfiduar edhe nga krerë institucionesh.

“Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve”, shkroi Limaj në facebook në Ditën e Kushtetutës.

LEXO EDHE: Sejdiu: Nuk kemi arsye për festë, kush qohet i pari e shkelë Kushtetutën

Ai konstatoi se institucionet duhet të angazhohen për realizim të synimeve të caktuara me Kushtetutë.

“Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës”, vijoi postimi i Limajt.