Avdyli: Thaçi është duke tejkaluar detyrat e presidentit

Aktuale April 07, 2018 - 16:35
Ja për çfarë arsye e thotë këtë Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë për gazetën “Zëri” se kreu i shtetit është duke i tejkaluar kompetencat e presidentit. Ai madje ka thënë se Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit.

 “Ky president, që ka ardhur në bazë të një marrëveshjeje për një koalicion, në vend që t’i kryejë detyrat e tij të përcaktuara me Kushtetutë është duke dalë jashtë detyrave të tij shpeshherë. Ky president është politik dhe nuk është i unitetit. Ai ka një protagonizëm të tepruar që po ia kushton shtetit. Këtu e kam fjalën për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe për deportimin e gylenistëve, pasi Thaçi është përgjegjës”, është shprehur Avdyli.

LEXO EDHE: Rikallo vazhdon punën, nuk i bindet Listës Serbe

Madje sipas Avdylit, me këto veprime Thaçi e ka dëmtuar imazhin e Kosovën në arenën ndërkombëtare.

 “Ky njeri nuk i pranon dështimet, por tenton t’i marrë vetëm meritat për ndonjë sukses edhe nëse nuk është meritë e tij. Çdo ditë e qëndrimit të këtij personi në postin e presidentit i kushton Kosovës. Ai nuk dorëhiqet, por sa më shpejt që shkarkohet ai, aq më mirë do të jetë për vendin. Pasi Kosovës nuk i duhet një president me të cilin nuk takohen burrështetasit e vendeve të fuqishme”, ka thënë Avdyli më tej. /ZERI