Gjuriq nesër në mesnatë në Zveçan

Aktuale April 06, 2018 - 16:03
DETAJET

Drejtori i të ashtuquajturuës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq gjatë vizitës në Kosovë do të qëndrojë mesnatën e së shtunës në Manastirin e Bansjksës në Zveçan.

Atje, Gjuriq do të marrë pjesë në Liturgjinë e festës së Pashkëve.

Këtë informacion ia ka konfirmuar Klan Kosovës zyra e Gjuriqit.

Kjo është vizita e parë e zyrtarit serb pas arrestimit të tij në Mitrovicën Veriore më 26 mars për shkak se kishte hyrë në Kosovë pa leje, njofton Klan Kosova.

Për dallim nga vizita e kaluar, kësaj radhe Gjuriqit i është dhënë leja  nga Ministria e Jashtme e  Kosovës  për të qëndruar për dy ditë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.