'Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje'

Aktuale April 05, 2018 - 19:07
Ja kush thotë

Rexhep Selimi, deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se nuk iu frikësohen zgjedhjeve edhe po të ndodhni në këtë moment.

“Sikur sot të kishte zgjedhje ne do të ishim shumë në favor të mirë”.

“Madje, madje pas largimit të disa deputetëve – kjo do të ishte arsyeja më e madhe që ne të shkojmë në zgjedhje pas ndarjes”, ka thënë Selimi në Info Magazine.

“Le të matemi, kjo do ta determinonte skenën politike në vend kush është Vetëvendosje dhe kush janë forcat tjera politike”.

Ai madje ka thënë se nuk mburren me ikjen e 13-të deputetëve.

“Nuk mburrem pse kanë ik njerëzit – kanë ikur nga Vetëvendosje, kanë ardhur njerëz në Vetëvendosje, por Vetëvendosje ka mbetur”.

LEXO EDHE: Rexhep Selimi: Qeveria duhet të bie për shkak të keqmenaxhimit

“Mos harroni një gjë: nga Vetëvendosje ikën 13 deputetë, njëri nga këta 13-të të ikurit përcaktoi votën e 80 për Demarkacion”.