'Ramush ndalu, Hashimi po të merr aty ku nuk e ke vendin'

Aktuale April 05, 2018 - 18:16
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismas, Zafir Berisha, ka thënë se nëse Serbia bëhet pjesë e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, vërtetohet se bisedimet në Bruksel, sipas tij, janë bërë për ta kthyer Serbinë në Kosovë.

“Ndaleni turrin, Kosova nuk është plaçkë që mundeni ta tregtoni si të doni”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Pse Serbinë që ka bërë gjenocid në Kosovë dhe është larguar me luftë nga këtu, duhet pyetur edhe për statutin e një OJQ. Ramush ndalu mos hy më thellë sepse nuk mundesh me dalë më, Hashimi po të merr aty ku nuk e ke vendin”, ka thënë Berisha.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate ka thënë se “bosnjëzimi i Kosovës si thotë populli është ‘me fut gjilpërën në këmbën e shëndosh’… ose thënë shqip, Ballkani kurrë mos me qenë i qetë”.