Haradinaj: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Aktuale April 04, 2018 - 21:25
Garanton kryeministri Ramush Haradinaj

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai në “RTV Dukagjini”, ka siguruar të gjithë se edhe pas themelimit të ASK-së nuk do të ketë ndarje të Kosovës, transmeton “Zeri.info”

LEXO EDHE: Krijohen strukturat e reja gjithëpërfshirëse për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

"Nuk do të ketë as ndarje e as shkëmbim territoresh. Harrojeni këtë. Kjo siç thonë është “përrallë me tupan”. Ndarja e Kosovës nuk do të ndodh”, ka thënë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Tutje kreu i ekzekutivit ka thënë se nëse serbët pretendojnë që ta themelojnë ASK-në dhe të shkelin Kushtetutën, e kanë shumë gabim pasi që sipas tij, do të përballen me ligjet e Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës është shumë e avancuar dhe evropiane, e drejta serbe është e vlerësuar. Dalja jashtë Kushtetutës nuk ka efekt, ata e dinë shumë mirë se jashtë kushtetutës nuk veprohet. Nuk kemi dal jashtë kushtetutës dhe ligjeve për Asociacionin. Kush donë me zbatua ka me qenë i detyruar të veprojë në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.