Krasniqi: Të gjithë jemi ndier keq për 6 turqit e deportuar

Aktuale April 04, 2018 - 14:50
Ja çfarë kërkon ai nga Qeveria

Shefi i Grupit Paralamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në fjalën e tij në seancën e sotme e ka pranuar që arrestimi i 6 shtetasve turq ishte jo i duhur, dhe shkelje e të drejtave të njeriut raporton “Zëri.info”.

“Në si PDK e mirëpresim debatin e sotëm, për shkak të paqartësive të shumta që janë shfaqur me aksionin e deportimit të 6 shtetasve turq. Është e domosdoshme që Kuvendi të thotë edhe fjalën e vet për këtë çështje”, tha Krasniqi.

Sipas tij të gjithë janë ndier keq me këtë rast, duke shtuar se organet kompetente të vendit do duhej të raportojnë lidhur me këtë aksion.

“Sot më shumë se çkado tjetër është e rëndësishme qartësia lidhur me veprimet që kanë ndodhur. Sidoqoftë asnjëri nuk mund të jemi indiferent nga forma në të cilën është zhvilluar aksioni. Të gjithë jemi ndier keq”, tha Krasniqi, transmeton “Zëri.info”.

Sipas tij shqetësues mbetet fakti i mos funksioimit të hierarkisë së organeve të vendit, me ç’rast ai tha se bartësit e institucioneve të vendit do duhet të jenë të informuar për çështje të tilla të vendit.

Po ashtu ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës përgjegjësi lidhur me atë që ka ndodhur dhe për pasojat që ky aksion do t’i adresojë Kosovës./Zëri