Ismaili: Probleme në Raportin e Auditimit

Aktuale April 04, 2018 - 10:53
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në raportimin e tij para Komisionit për Shëndetësi tha se raporti i auditimit ka treguar  probleme të mëdha, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, ka mungesë të stafit për këtë projekt por që ai i ka kushtuar rëndësi dhe e ka rritur numrin e stafit nga 7 në 10.

"Një ndër problemet ka qenë edhe burimet njerëzore. Ka pas mungesë të burimeve financiare. Ka pas probleme edhe me hardver. Nuk mundet mu nisë një projekt kur nuk e ki të ndarë buxhetin. Qëllimi ynë në të ardhmen është mi bashkërendit aktivitetet. Na duhet ndihma e të gjithëve që të bëjmë fondet qe ky buxhet të përfundojë", tha ai./Zeri.