Lekaj: Do të merren masa në bazë të ligjit për avionin që deportoi turqit

Aktuale April 03, 2018 - 23:19
Lexo detajet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka folur edhe njëherë rreth avionit që ka bartur turqit nga Kosova për në Turqi.

Ai ka thënë se lejen për aterrimin e avionit e ka dhënë Ministria, dhe sipas tij leje të tilla lëshohen shpesh nga Ministria e Infrastrukturës.

“Kompania ka kërkuar leje për aterrimin. Kjo kompani ka pasur një itinerar të fluturimit nga Ankarja  në Prishtinë dhe nga Prishtina në Ankara. Ky aeroplan ka arritur në Kosovë pas orës 9 dhe është larguar nga Kosova nga 10:55”, ka treguar Lekaj.

LEXO EDHE: Kelmendi e Çerkezi mbrojnë deklaratat e Erdoganit kundër Haradinajt

Ai ka bërë me dije se lejet për aterime të këtyre kompanive lëshohën shumë shpesh dhe të gjitha janë të ligjshme.

“Ne do t’i marrim të gjitha masat ndaj kompanisë që ka keqpërdorur lejen që i është dhënë. Tashmë kanë nisur edhe hetimet për këtë çështje. Ne do të marrim masa me ligj ndaj kompanisë”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka thënë se leja e kompanisë i është lëshuar si kompani biznesi dhe ka pasur leje të qëndrojë dy orë në Kosovë. /Express/