A do të qëndrojë Qeveria me 52 vota – Përgjigjet Memli Krasniqi

Aktuale April 03, 2018 - 21:35
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) thotë se Qeveria Haradinaj do të udhëheq vendin edhe me vetëm 52 vota, pas largimit të Listës Serbe.

Deputeti i LDK-së Memli Krasniqi thotë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të vazhdojë punën edhe nëse Lista Serbe nuk do tu rikthehet institucioneve.

LEXO EDHE: Selmanaj: Janë 69 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

“Nuk janë 61 vota por s’e pengon qeverinë të funksionojë”, tha Krasniqi në emisionin Pressing në T7.

Lista Serbe braktisi Qeverinë pas arrestimit të Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.