Arrestimi i protestuesve në Kukës, opozita mbledh grupet parlamentare

Aktuale April 02, 2018 - 13:54
Ja kur pritet të mbahet kjo mbledhje

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbledh pasditen e sotme grupin parlamentar në orën 18:00.

Fill pas këtij takimi mësohet se lideri i PD-së do të zhvillojë edhe një mbledhje me krerët e degëve.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë arrestimi i protestuesve që kundërshtuan taksën për Rrugën e Kombit dhe aksioni i opozitës, raporton Lapsi, transmeton Klan Kosova.

Duke marrë shkas nga situata në vend, edhe LSI ka njoftuar për mbledhje grupi, e cila do të mbahet në orën 16:30.