Reagon Agim Bahtiri

Aktuale April 01, 2018 - 21:45
Ja çfarë thotë për shkarkimin e ministrit Sefaj

Të enjten e kësaj jave, Policia e Kosovës arrestoi gjashtë shtetas turq të cilët më pas u deportuan për në Turqi.

Pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar lirimin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, si dhe lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencionit të Inteligjencës në Kosovë, Driton Gashi.

E gjatë ditë së sotme media të ndryshme kanë raportuar se AKR tashmë ka pranuar shkarkimin nga pozita të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, gjë që del të jetë e pavërtetë.

I pari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se kjo çështje nuk është e vërtetë dhe se raportimi i sotëm është shpifje.

Madje Bahtiri ka thënë se AKR gjatë ditëve në vazhdim do të marr vendimin përfundimtar për çështjen e Sefajt.

Ky është postimi i plotë:

Nuk është e vërtetë se AKR ka pranuar shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj.

Raportimi i sotëm në tërësi ishte vetëm një shpifje e Gazetës Express.

AKR ditëve në vazhdim do të marrë qendrim përfundimtar për çështjen e ministrit Flamur Sefaj.