Bashkëpunëtorja e Kurtit ''godet'' Ramën

Aktuale April 01, 2018 - 17:52
Lexo detajet

Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit.

Për këtë punë tashmë qytetarët, kryesisht ata të rrethinës së Kukësit kanë nisur protesta që dy ditë.

Disa persona janë arrestuar. Ndërkohë që rreth taksës ka pasur shumë reagime si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

LEXO EDHE: Lajm i mirë për ata që kalojnë në ''Rrugën e Kombit''

Së fundmi, Tinka Kurti, bashkëpunëtorja më e afërt e Albin Kurtit. e cila po ashtu është edhe zëdhënëse e Vetëvendosjes, e ka "goditur" kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Kurti thotë se Rama po merr rrugë në funksion të oligarkëve.

“Mirëpo, populli ka nisur të shikojë qartë edhe përmes mjegullës së terrorit qeveritar. Ai nuk rri më duarkryq kur policia i merr shtëpinë në interes të bankave, kur kryebashkiaku u merr qytetin në dobi të biznesit të betonit dhe kur kryeministri u merr rrugët në funksion të oligarkëve. Solidaritet #meKukësin dhe qytetarët e tij!”, ka shkruar Kurti në Facebook.