Rakiq ‘kërcënon’ Brukselin dhe Prishtinën për Asociacionin

Aktuale April 01, 2018 - 16:04
Ky është ‘kërcënimi’ i serbëve

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, njëherit edhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka theksuar edhe njëherë se autoritetet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që të përsëriten ngjarjet e 26 marsit në veri të vendit.

Në një intervistë për “Politics”, Rakiq ka thënë që sipas tij autoritetet kosovare nuk mund të presin që njerëzit e poshtëruar nga ta, të mos mbrohen.

“Nuk mund të poshtëroni, të mos përfillni njerëz e më pas të prisni që ata mos të mbrohen” deklaroi  Rakiq.

LEXO EDHE: Gjeneralin serb e frikëson ''lufta në Ballkan''

Ai përsëriti edhe njëherë ultimatumin e dhënë Prishtinës dhe Bashkimit Evropian lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Përfaqësuesit e serbëve kanë vendosur që Prishtinës dhe Brukselit t’i ruajnë fytyrën deri më 19 prill, pra që të nisin formimin e Asociacionit të komunave Serbe, ose ne do ta bëjmë vet”, ka thën Rakiq, transmeton lajmi.net

Rakiq është treguar i ashpër me mënyrën e arrestimit të Marko Gjuriqit, aksion të cilin ai që nga fillimi e quante kidnapim.