'Ende asnjë aktakuzë nga Specialja'

Aktuale March 30, 2018 - 14:29

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se janë shpenzuar miliona për Gjykatën Speciale, por sipas tij ende nuk janë ngritur aktakuzat, raporton "Zëri.info". 

"Gjykata Speciale ka shpenzuar dhjetëra miliona euro por nuk është ngritur ende ndonjë aktakuzë".

"Nuk jam optimist. Mendoj që ka shumë pazare politike te çdo gjykatë ndërkombëtare. Nuk e di si do të ndikojë në raportin e shqiptarëve dhe serbëve. Janë rreth 60 milion euro që janë shpenzuar për Gjykatën Speciale. Tani është dorëhequr edhe prokurori tash duhet më shumë kohë derisa prokurori i ri të merret me këtë çështje", tha ai. /Zëri/