Bahtiri: Nëse shkarkohet ministri Sefaj, AKR do të marrë disa vendime

Aktuale March 30, 2018 - 09:10
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri në një prononcim për Telegrafin tha se nuk ka arsye të shkarkohet ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Bahtiri tha se nëse një gjë e tillë ndodh atëherë kjo është me kërkesë të Listës serbe.

“Nëse Sefaj shkarkohet atëherë ne si AKR do të ulemi dhe do të marrim vendime”, tha Bahtiri.

Sipas tij, arrestimi i Gjuriqit ishte vendim kryekëput legjitim dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Duke folur për rastin e arrestimeve të shtetasve turq, nënkryetari i AKR-së tha se ministri Sefaj nuk është fare i involvuar. “Nëse do bëhet një shkarkim i tillë është një vendim i turpshëm”, tha ai.