Nis takimi i Listës Srpska me Vuçiqin

Aktuale March 27, 2018 - 11:58

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe filloi sot pas orës 11:00 në Beograd.

Në takim po marrin drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq  sekretari i Përgjithshëm i Presidencës serbe, Nikola Selakoviq dhe përfaqësues të Listës Serbe.

Temë e dskutimit të takimit pritet të jetë edhe mundësia që Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës.