Islam Pacolli takon përfaqësuesit e Aleancës Liberal-Demokrate të Evropës

Aktuale March 22, 2018 - 21:37
Lexo detajet

Islam Pacolli, deputeti nga radhët e AKR në Kuvendin e Kosovës ka takuar përfaqësuesit e Aleancës Liberal-Demokrate të Evropës, transmeton Zeri.info. Këtë gjë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar:

Pata kënaqësinë të pres në takim përfaqësuesit e Aleancës Liberal-Demokrate të Evropës z.Ilhan Kyuchyuk, z.Roman Jakic dhe Gasper Koprivsek së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj. Me përfaqësuesi e ALDE biseduam për çështje të ndryshme, me theks të veçantë për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, rolin e AKR-së në jetën parlamentare dhe qeverisjen e saj në nivelin qendror e lokal.

Në veçanti, përfaqësuesit e ALDE i njoftova për rolin tejet konstruktiv të AKR-së në procesin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe kërkova përkrahje nga partitë liberal-demokrate të Evropës, në struktura të BE-së, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe në përgjithësi në integrimin e Kosovës.

Po ashtu, në takim u biseduar për koordinim të afërt në ndërtimin e platformës së partive liberal-demokrate të Ballkanit në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE, në të cilën platforma AKR do të jap kontributin e saj dhe përfaqësoj interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të projekteve në të ardhmen të cilat do të thellojnë bashkëpunimin në mes të partive Liberal-Demokrate të Ballkanit dhe Evropës.

AKR si parti liberale, me program krejtësisht ekonomik, mbetet e përkushtuar për zhvillim ekonomik dhe integrim të Republikës së Kosovës në struktura euro-atlantike.

Delegacioni i AKR-së falendëroi ALDE dhe përfaqësuesit e saj për vizitën dhe për bashkëpunimin e afërt.

Image
Image

 

Image
Image