Haradinaj: Kosova tani pret që BE ta bëjë pjesën e vet për liberalizim

Aktuale March 21, 2018 - 19:04
Lajmet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se tani Kosova pret që Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet në procesin e liberalizimit të vizave, transmeton zeri.info

“Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës. E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë etij në “Facebook”. /Zëri/