Debat i ashpër mes Memli Krasniqit dhe Glauk Konjufcës

Aktuale March 21, 2018 - 00:11
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të deputetëve Memli Krasniqi dhe Glauk Konjufca në seancën e Kuvendit ku po diskutohej për demarkacionin me Malin e Zi.

Deputetët e PDK’së dhe VV’së janë përplasur në Kuvend me deklarata për votimin pro dhe kundër demarkacioni.

Fillimisht deputeti i PDK'së, Hajdar Beqa, akuzoi Vetëvendosjen që ka lidhje me Beogradin dhe për këtë arsye nuk po e voton demarkacionin.

E Beqës iu përgjigj Glauk Konjufca i VV’së, duke thënë se Listën Serbe e ka krijuar PDK’ja.

Mirëpo Konjufcës i reagoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK'së Memli Krasniqi i cili tha se qëndrimi i VV'së për demarkacionin është i njëjtë me atë të Listës Serbe.

“I njëjti grup i VV’së kur ishin në VLAN kishin takime të fshehta me Listën Serbe për më i shti në qeveri se e dinë që s’munden ndryshe se duhet me i pas përfaqësuesit e minoritetit serb sepse këtë Kushtetutë e kemi bërë të gjithë ne bashkë”,

“Votat e vetme kundër demarkacionit që po e pengojnë lëvizjen e lirë janë të tujat edhe të tyre’, tha Krasniqi.

Kjo nxiti reagimin e Glauk Konjufcës së VV’së.

‘Ti Memli Krasniqi i ki dy ditë shkollë sa me kuptu për çka s’pe voton Vetëvendosja demarkacionin dhe Lista serbe demarkacionin por po i përzien me qëllim. Ishalla i ki dy ditë shkollë me e kuptu këtë farë dallimi”, theksoi Konjufca.

“Është në nivel të analfabetizmit për besë dhe ta fyen inteligjencën kjo”, tha Konjufca.

Krasniqi i tha Konjufcës se ai nuk i ka veç ‘dy ditë shkollë’ para se të ndërpritej replika nga kryesuesi i seancës Xhavit Haliti. /Express/