Hoti: Vetëvendosje po e lejon Listën Serbe të vendos për Kosovën

Aktuale March 20, 2018 - 21:53
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", ka shkruar se lëvizja "Vetëvendosje" përmes mos votimit të demarkacionit, po e lejon Listën Serbe që të vendosë për Kosovën, transmeton "Zëri.info". 

Hoti këto reagime ia ka drejtuar deputetit të lëvizjes "Vetëvendosje", Glauk Konjufcës i cili e quajti 'vetëvrasje politike' votimin e demarkacionit nga LDK.

Postimi i plotë i Hotit: 

VV permes Konjufces dhe Kurtit po thone se "LDK me votimin e demarkacionit, po bene vetevrasje politike“?! Ata po harrojne se eshte pikerisht e kunderta.

Ata po harrojne se per mosvotimin e demarkimit jane mobilizuar te gjithe armiqte e Kosoves se pavarur, te gjithe armiqte e shqiptareve.

Vetevendosje me kete veprim po e shendrron Listen Serbe ne vendosese per Kosoven.

Per ne si LDK, atdheu eshte mbi te gjitha, e jo partia. Kaq e thjeshte eshte kjo pune per ne, tash e 30 vite.