Haradinaj tregon se a i kanë votat për ta kaluar Demarkacionin

Aktuale March 20, 2018 - 16:06
Ja çfarë thotë kryeministri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak para se të nise seanca ka thënë se partnerët e koalicionit s’do të vinin sot në kuvend, nëse nuk do t’i kishin votat për ta kaluar demarkacionin, raporton "Zëri.Info".

“Ajo që është me rendësi është që sot te gjithë mund t’i gjejnë argumentet për te votuar. S’do të kishim ardhur në seancë po te mos i kishim 80 vota”, deklaroi Haradinaj.

Ai më tej, u bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë këtë marrëveshje. “Pas shumë pritjesh e debatesh, zhvillimesh, sot në kuvend diskutohet ligji për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Pos kësaj kemi edhe raportin e komisionit dhe deklaratën e presidenteve. Kam për detyrë t’ju kërkoj të gjithë deputetëve votën për votimin e këtij ligji”, shtoi Haradinaj.

Kreu i qeverisë, i pyetur nga gazetarët nëse janë siguruar votat për ratifikimin e marrëveshjes së Vjenës, ka thënë se nuk do të vinin në seancë pa i siguruar 80 vota.

“Nuk kishim ardh në seancë pa i siguruar 80 vota”, ka deklaruar Haradinaj./ZËRI