NISMA-s në Gjilan i bashkohen dhjetëra gra

Aktuale March 17, 2018 - 19:19
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Rreth 30 gra sot i janë bashkuar NISMA-së Socialdemokrate në Gjilan.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani njëherësh ka thënë se NISMA Socialdemokrate po rritet gjithandej nëpër Kosovë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë edhe aderimet e shumta që po ndodhin çdo ditë në këtë parti.

“Sot i urojmë mirëseardhje në NISMA në Gjilan, dhjetëra grave të cilat nga sot aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë në partinë tonë. Të gjithë në NISMA kanë të drejtë të japin mendimet dhe idetë e tyre. Ne po rritemi çdo ditë, sepse e kemi mbajtur fjalën!”, ka thënë Hasani.

Image