Vuçiq 'sulmon' ndërkombëtarët: Shqipatarët janë të përkëdhelurit tuaj

Aktuale March 17, 2018 - 18:10
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i është drejtuar qytetarëve serb në një konferencë për gazetarë lidhur me problemin e Kosovës duke kërkuar që zgjidhja të jetë një kompromis, për të mbrojtur interesat dhe jo mitet e Serbisë.

Ai duke folur për problemin demografik ka thënë se shteti i tij ka nevojë të bëjë më shumë progres për të mbijetuar si komb dhe bëri thirrje për paqe shekullore.

Adresimin për kombin e filloi me akuza për Kosovën pasi prej 5 vitesh nuk është themeluar asociacioni i komunave serbe. E vazhdoj me statistika demografike pasi Serbia ka rënë nën 7 milion banorë dhe humb 39 mijë qytetar në vit.

“Shpesh kemi sjellje të pahijshme ndaj serbëve për Kosovën. Por, është e rëndësishme që të krijojmë ndjenjë paqeje për 100 vjet që njerëzit të ndjehen të sigurt për të ndenjur dhe për të krijuar familje këtu”, ka thënë Vuçiq.

Para takimeve në Bruksel, presidenti Vuçiq, tha se kompromisi është e vetmja mënyrë ose zgjidhje nuk do ketë. Në takim me Thaçin, Vuçit tha se do t’i mbrojë interesat e Serbisë.

“Nuk pres asgjë pasi ne nuk kemi çka të bëjmë të re përveç të presim krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Unë do të bisedoj dhe do të kujdesem për kompromis, jo të mbroj mitet por të ardhmen tonë”, ka deklaruar ai.