Kurti: Kadri Veseli të jap përgjegjësi

Aktuale March 16, 2018 - 15:18
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti Albin Kurti, njëkohësisht edhe iniciuesi i interpelancës së kryeministrit Haradinaj lidhur me çështjen Dehari tha se është bërë padrejtësi me rastin Dehari, pasi që shumë persona të implikuar në këtë rast sipas tij nuk e kanë thënë të vërtetën, raporton “Zëri.info”.

“Kështu ishte kryepolici i cili i vazhdoi gënjeshtrat e vazhdueshme kundër 6 aktivistëve të VV-së, Nexhmi Krasniqi tha se Astrit Dehari ka vdekur nga medikamentet dhe foli për medikamente të paqena. Ka vdekur një qytetarë i pafajshëm, shteti ka gënjyer kur ai është arrestuar dhe ka gënjyer se pse ka vdekur. Për 11 lloje të medikamenteve janë zhvilluar teste dhe nga asnjë nuk është dalur se Astriti ka vdekur. Shkaku i vdekjes është bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një shishe e plastikës. Syl Hoxha është kryeprokurori  që konstatoi se Astriti ishte vetëvrarë ende pa u mbyllur hetimet”, tha Kurti.

Sipas tij qëllimi i të gjithë këtyre ishte i qarë, pra që të mbyllen hetimet.

Po ashtu Kurti kërkoi përgjegjësi edhe nga Kadri Veseli që të tregoj se pse pati deklaruar për deputetët e Vetëvendosjes të kujdesen se po e vrajnë veten, raporton tutje “Zeri”.

“Synimi i tyre ishte i qartë që të mbyllen hetimet dhe të mos bëhen fare ato. Kryetari i Kuvendit gjithashtu doli në seancë dhe tek sa na drejtohej neve VV-së na pati thënë se kujdes se po e vrani veten, ai duhet të tregoj se pse e kishte fjalën”, tha Kurti.

Kurti kërkoi edhe realizimin e hetimit ndërkombëtar për këtë rast, si dhe bashkëpunimin të pa penguar nga institucioneve e Kosovës/ZERI