Haradinaj: Nuk e di se sa këshilltar i kam

Aktuale March 16, 2018 - 12:44
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj në pyetjen e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrije Nagavci se sa këshilltar i ka ai, Haradinaj tha se nuk e di saktë se sa por që pagat e tyre janë të ulëta raporton “Zëri.info”.

“Nuk e di se sa këshilltar i kam saktë, disa janë këshilltar me pagesë dhe disa pa pagesë, pra të jashtëm. Është praktikë e qeverive që të marrim edhe njerëz të huaj por nuk kemi marrë ende. Pagat këshilltarët i kanë shumë të ulëta dhe jo të dinjitetëshme, kanë paga gati se të pakuptimta”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që Haradinaj është në Kuvend për shkak të interpelancës së kërkuar nga subjekti opozitar LVV për çështjen Dehari/ZERI