Abdixhiku ‘godet’ qeverinë Haradinaj

Aktuale March 16, 2018 - 10:47
Lexo detajet

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja në fjalën e tij tha se Qeveria Haradinaj e ka bërë të zakonshme të shpenzojnë paranë publike, raporton “Zeri.info”.

“Që nga dita e parë e kësaj Qeverie është bërë e zakonshme të shpenzohen paraja publike, për teke të tyre. Një praktikë e tillë ka filluar edhe këtë vit, herë duke paguer për rrymën e serbëve e herë për ceremoni përkujtuese”, tha deputeti i LDK-së.

Gjithashtu ai bëri të ditur që partia e tij, LDK e sheh si shqetësues faktin e shpenzimit të parasë publike.

Gjithashtu Abdixhiku e quajti shqetësuese deklaratën e ministrit të financave i cili tha se rezervat e shtetit janë duke u shpenzuar.

Ai bëri të ditur edhe se LDK do kërkoj formimin e komisionit për paratë e shpenzuara deri tash për lobim, duke i ftuar kështu të gjithë që të ndihmojnë që të zbardhet çfarëdo rasti që është shpenzuar paraja për çështje të lotimit. /ZERI