Besnik Tahiri emërohet koordinator nacional për Reforma Shtetërore

Aktuale March 16, 2018 - 10:20
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Besnik Tahiri do të jetë koordinatori nacional për Reforma Shtetërore. Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës.

Gjithashtu në këtë mbledhje u vendos që Moris Hyseni të jetë agjent dhe drejtor i përgjithshëm (pro bono- pa pagesë) për regjistrimin e ndërmarrjes publike e cila merret me organizimin dhe monitorimin e mjeteve të rrezikshme, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi ka propozuar në mbledhjen e Qeverisë që Moris Hyseni të marrë këtë pozitë.