Aktuale

Osmani: Për lëkurën tuaj jeni në gjendje të bëni gjithçka

Osmani: Për lëkurën tuaj jeni në gjendje të bëni gjithçka
14 mars 2018 • 13 : 49

Vjosa Osmani kritikon Haradinaj

Deputetja e Lidhjes Demokaratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Haradinaj i cili akuzoi LDK-në që ishin partia e vetme që e bllokoi procesin e ushtrisë raporton “Zeri.info”.

“Gënjeshtrat nuk munden me qu asnjë proces përpara , deri tash është dëshmuar që vetëm LDK-ja e ka me seriozitet krijimin e ushtrisë”, tha ajo.

Duke i drejtuar kritikat e saj kah presidenti Hashim Thaçi, ajo tha se koalicioni qeverisës është në gjendje të bëjë çdo gjë për interesat e tyre personale.

“Jeni në gjendje që të rrezikoni miqësit esenciale dhe egzistenciale vetëm për me shpëtu lëkurën tuaj. Deri këtu jeni gjendje me shku tani na shitni moral ne, po cila është kultura politike kur LDK-ja ishte në pozitë. Ishte kultur e gazit lotësjellës dhe sot kryeministri vjen e ankohet sa duhet”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu tha se për partinë saj është ushtruar gjithmonë urrejtje./ZERI.

© zëri.info