Thaçi ngushëllon familjen e komandant Gurin

Aktuale March 13, 2018 - 17:24

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të luftëtarit të UCK-së Jetullah Qarri, i njohur si komandant “Guri”.

Thaçi ka thënë se ai ishte ndër luftëtarët dhe eprorët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tim, Jetullah Qarri. Komandant “Guri” ishte ndër luftëtarët dhe eprorët e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, u shpreh ngushëllimet më të thella. HTH” ka shkruar Thaçi në facebook.