Hoti kërkon shpërbërjen e Kuvendit

Aktuale March 13, 2018 - 11:08
Kjo është arsyeja e kërkesës së Avdullah Hotit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të Kuvendit.

Kërkesa e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk morrën pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.

“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë.Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër”, është shprehur Hoti.

Për më shumë në një komunikatë për media shkruhet:

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së z Avdullah Hoti është deklaruar sot pas shtyrjes së seancës në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës.


Ndër të tjera z. Hoti tha : “ Koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për te mbivotuar procesin e vendimmarrjes ne Kuvend. Si rezultat i kësaj, ata e bojkotuan votimin për te pamundësuar kuorumin prej 61 vota. Bllokues i jetës parlamentare është pozita e pa qëndrueshme, e jo opozita qe është duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabitës. Kuvendi është bërë jofunksional. Kuvendi duhet te shpërbehet sapo te votohet demarkacioni. Rrugë tjetër për të vendosur normalitetin ne Kuvend dhe në institucione të tjera nuk ka,” përfundoi Hoti.