Prokurorët special hyjnë në grevë

Aktuale March 12, 2018 - 09:47
Këto janë kërkesa e tyre

Këshilli Grevist i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka njoftuar se që nga dita e sotme do të hyjnë në grevë të pjesshme, raporton “Zeri.info”

Greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Sipas këshillit grevist i PSRK-së, kjo grevë do të vazhdojë deri më 16 mars duke filuar nha ora 09:00 deri në orën 10:00 dhe d të mbahet në objektin Prokurorisë Speciale të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Kërkesat e tyre janë: Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti;, Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;, Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore. /ZËRI/