Libri biografik për Hashim Thaçin promovohet në Londër dhe Paris

Aktuale March 11, 2018 - 21:37
Libri i Hashim Thaçit promovohet edhe në Londër e Paris

Javën e ardhshme libri do të promovohet në Britani të Madhe dhe Francë.

Kjo për RTK-në është konfirmuar nga vetë presidenca.

Zyra e Presidentit ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit Thaçi në këto promovime, duke shtuar se kreu i shtetit gjatë qëndrimit të shkurtër në kryeqytetin britanik do të ketë takime me zyrtarë të Britanisë së Madhe, për të shtyrë agjenden e thellimit të marrdhënieve bilaterale me këtë shtet.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, është planifikuar edhe mbajtja e një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” përmbledh rrugëtimin e Hashim Thaçit që nga koha kur ishte student, pastaj në ilegalitet, kohën kur ishte pjesë e UCK-së dhe drejtor i drejtorisë politike e deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Pjesë e promovimit, përvec autorëve të librit dhe presidentit Thaçi, pritet të jenë edhe shumë personalitete botërore.