Haradinaj: Të përmiresohet pozita e gruas në shoqëri

Aktuale March 08, 2018 - 11:18
Haradinaj kishte një falënderim të veçantë për një person në sallën e kuvendit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në debatin që po zhvillohet në Kuvend për dhunën në familje tha se qeveria është në dijeni për poziten jo të mirë të gruas në shoqëri por tha se do të mbështesin çdo konkluzion që deputetët e aprovojnë, shkruan Zëri.

LEXO EDHE: Kollqaku: Të ndryshohet ligji për dhunën në familje

"Detyra ime sot është të them se qeveria dhe institucionet e ndjejnë përgjegjësinë që dhuna në familjet tona të ndalet. Ne e përshendesim këtë seancë dhe konkluzionet që do t’i aprovoni sot. Dua të falenderoj Albana Osmanin që është këtu sot që është në përkrahje të fëmijëvë të sëmurë", ka thënë Haradinaj, transmeton Zeri.info.

Ai ka bërë thirrje që të përmirësohet pozita e gruas në shoqëri. /Zëri