Kërkohen zgjedhje të reja në Prishtinë

Aktuale March 08, 2018 - 08:42
Ja kush po kërkon zgjedhje të reja në kryeqytet

Dorëheqja e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka ngjallur reagime të shumta edhe tek njohësit e rrethanave politike ne vend.

Analisti Haki Abazi, duke e quajtur hipokrit Ahmetin, ka thënë se tani është koha për zgjedhje të reja, pa përfitues e pa hajna të SHIK-ut.

Sipas Abazit është koha për zgjedhje të reja edhe në Prishtinë edhe në gjithë Kosovën.

“Hipokrizi e një dështaku dembel, gënjeshtare, perçarës, patronizues, përfitues ne kurriz të tjerëve! Ne fakt nga sot Kosova ka të ardhme, por pa përfituesit e tavolinave te mishit dhe hajnat e SHIK-ut qe po rekrutojnë argat të rijnë për te mbijetuar.

Koha për Zgjedhje ne Prishtine dhe zgjedhje ne Kosove”, ka shkruar Abazi.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një letre ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje.