Apostolova e shqetësuar për përjashtimin e AKA-së nga EQAR

Aktuale March 01, 2018 - 20:03


Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm me Ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është diskutuar edhe për çështjen e përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Europian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Pavarësisht se MASHT nuk ka konfirmuar të jetë diskutuar kjo temë, Apostolova përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter, ka thënë se është e shqetësuar në lidhje me përjashtimin e AKA-së nga EQAR.

”Kam shprehur shqetësimin për përjashtimin e fundit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga @eqar_he. Kjo është një pengesë në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ne kemi nevojë të sigurojmë siguri për pavarësinë e AKA- përmes ligjit të ri për HE 2/2”, ka shkuar ajo.