Hashim Thaçi takohet me Aleksandër Vuçiq e Dushko Markoviq

Aktuale March 01, 2018 - 12:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Sofje ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Ky takim u zhvillua në kuadër të takimit të punës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë fotografi të siguruar nga “Zeri.info”, Thaçi shihet së bashku me Vuçiqin e Markoviqin duke diskutuar në një tavolinë të përbashkët, ku në këtë takim është edhe shefi i kabinetit të Thaçit, Bekim Çollaku.

LEXO EDHE: Vuçiq: Me Thaçin takohem për të shpëtuar koka serbësh

Përveç fotografive të siguruara, “Zeri.info” nuk ka arritur të mësoj se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Kujtojmë se në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve evropianë do të bisedohet për perspektivën evropiane të rajonit.

Ndërkaq, si kusht kryesor për Kosovën dhe Serbinë nga Bashkimi Evropian është vendosur kriteri i normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Image