Jep dorëheqje drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Aktuale February 28, 2018 - 13:51

Sokol Zogaj nga sot nuk është më drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Zogaj ka thënë për lajmi.net se nga sot nuk mban postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues për shkak të limitit të moshës.

Ndërsa në pozitën e Ushtruesit të Detyrës është caktuar, Rasim Selmani, deri në përfundim të konkursit./Lajmi.net/