Miratohet ndryshimi i Ligjit për ratifikimin e Demarkacionit

Aktuale February 28, 2018 - 12:13
Ja cili deputet ndryshoi mendim

Komisioni për Punë të Jashtme me 7 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka miratuar ndryshimin e Ligjit për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, raporton “Zëri.info”.

Në këtë ligj përfshihet Marrëveshja e Vjenës, deklarata e përbashkët të presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, si dhe raporti i Komisionit shtetëror për demarkacionin.

Ndryshimi që i është bërë ligjit është fjala "për orientim" që vlen për raportin e Bulliqit.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme kanë munguar anëtarët Aida Dërguti, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, ndërsa të pranishëm si mysafir kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes, Ali Lajqi, Sami Kurteshi dhe Fitore Pacolli.  Këta tre të fundit kanë dhënë kritika ndal ligjit duke thënë se është kundërthënës.

Ndërsa, Zafir Berisha i Nismës këtë herë ka votuar për ndryshimin e Ligjit për Demarkacionin me Malin e Zi. /Zëri.