Mbahet tubimi i katërvjetorit të themelimit të 'Nismës Socialdemokrate'

Aktuale February 27, 2018 - 18:16

Ka filluar të mbahet tubimi për katër vjetorin e themelimit të partisë “Nisma Social Demokrate”.

Jakup Krasniqi kryetar i Këshillit të kësaj partie, ka thënë që kjo parti ka ndryshuar frymën që ka pasur para katër viteve duke ndërruar kështu qëllimin e politikës së kësaj partie, raporton "Zeri.info".

"Për katër vite kur vendosën ta formonim Nismën për Kosovën ishim të bindur që Kosovës i duhej një parti e re, ndërsa tani mendojmë se Kosovës i duhet një Nismë Sociale. Ne ministritë qe i kemi, ne kemi sjellë tema sociale për shkak se Kosova ka nevojë për tema sociale", ka thënë Krasniqi.

Sipas tij nuk mund të vazhdohet me politika të deritanishme pasi që vendi ka nevojë më shumë për një parti sociale, raporton tutje "zeri.info".

"Politikat e deritanishme nuk mund të hyjnë në politikat e tanishme sociale. Gjatë katër viteve kemi ndërtuar një frymë të re politike",ka shtuar ai. 

Ai ka premtuar një përkujdesje më të madhe për të rinjtë dhe punësimet e tyre.

"Ne mendojmë për të rinjtë dhe të rejat në punësimin e tyre", ka thënë ai. /ZERI

Image 
Image 
Image