Kryetari i Asociacionit të Arsimit, Murtezi me anëtarët e komisionit për astronomi Gashi e Ahmeti, vizituan sot ish-radarin të meteorologjisë në Koliq

Aktuale February 25, 2018 - 21:53

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës Shkelzim Murtezi, së bashku me Kryesuesin e Komisionit për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim vendor për fushën e astronomisë Sabit Gashi si dhe anëtarin e Sekretariatit të këtij komisioni Suhel Ahmeti dhe pjesëmarrës Bashkim Islami, kanë vizituar sot ish radarin meteorologjisë në Koliq.

Image

Në disa komuna në Kosovë u gjuanin retë nga armë anti-re (re të rrezikshme), për mbrojtjen e vreshtave dhe kulturave. Në Kosovë kishte dy radare kundër breshërit të cilët monitoronin këto re të rrezikshme dhe pastaj me iniciativat të eksperteve të bujqësisë hedhshin predhat antire. Gjuajtjet artilerike u kryen në zona të caktuara, në Rahovec e fusha të posaçme ku kishte kultura të mëdha bujqësore. Në Kosovë ishin dy radare: një në Koliq në lartësi 1055 metra dhe tjetri në Klinë. Radarët punuan nga vitet 1960 deri në vitin 1998.

Në vitin 1999 KFOR-i norvegjez vendoset në këtë qendër deri në vitin 2006. Radari është dëmtuar dhe nuk është revitalizuar më. Zona e Radarit përveç vetë radarit ka pasur edhe qendrën meteorologjike për matjen e të gjitha elementeve meteorologjike.

Image

Radari ka qenë i lidhur në rrjetin e radarëve tjerë. Radari ka regjistruar të gjitha shkarkimet elektrike dhe bubullimat nga retë dhe ka përcaktuar lëvizjen e reve të rrezikshme të cilat me vonë janë shkatërruar me armët e posaçme artilerike.

Pozita e kësaj qendre është e mirë për ndërtimin e një qendre astronomike pasi që nga ky lokacion shihet qielli nga katër anët dhe nuk ka vende të banuara me ndriçim nga dritat.

Foto: Ish-Radari i Meteorologjisë në Koliq, para luftës. 

Image