Haradinaj LDK-së: Marre iu qoftë, lejini qytetarët pa viza pra

Aktuale February 23, 2018 - 11:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për kërkesën që e ka për heqjen e raportit të Komisionit të Bulliqit nga pakoja e Demarkacionit, raporton “Zëri.info”.

"Kemi mbërri me ardh me një materie para juve deputetëve, e para ligji që ka ardhur tek ju e ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015, Qeveria e vendit të juaj ka formuar një komison që të shihen ato dilema, nuk është i Ramush Hradinaj por i Kosovës", tha ai.

Haradinaj i akuzoi deputetët e LDK-së duke iu thënë "ku po iu dhemb o vllezër e motra. Çka keni kundër territorit tuaj. Spo iu vjen marre. Marre iu qoftë. Marre iu qoftë. Këtë e keni problem a, po iu pengon që po kërkohet me u kthy guri atje a?". 

"Këtë e keni problem a? Po kërkoni me relativizu raportin. Epo sa të jem unë jo...Kësaj pako nuk i hjek as edhe një shkronjë, sa të jem unë jo. Atëherë lejini qytarët pa viza”, tha ndër të tjera kryeministri Haradinaj.

LEXO EDHE: Hoti i kundërpërgjigjet Haradinajt: Kujdes si po flet me LDK-në, jemi trefish me shumë se AAK

Ai gjithashtu duke u drejtuar deputetëve  tha se duhet të ju vi marre ata që nuk e votojnë këtë version.

"Pse po ju pengon ky raport, nëse keni problem kallxoni bre, jo sa të jam unë. Komisioni i Repubikës ka prodhu një raport pse po ju dhem ky raport", pyeti kryeministri i Kosovës.

Ai me një gjuhë të ashpër shtoi se "Asnjë germ nuk ndryshon, ky version qëndron"./ZERI