Deputetja e VV-së kritikon ambasadorin Greg Delawie

Aktuale February 22, 2018 - 21:51

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, është shfaqur kritike ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delwaie, që sipas saj ka bërë deklarata kundërthënëse sa i përket demarkacionit.

“Ambasadori Greg Delawie në një deklaratë të tij, në një anë thotë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është marrëveshje e drejtë dhe e saktë e, në anën tjetër fton deputetët të bëjnë kompromis që ta votojnë atë”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Këto qëndrime të ambasadorit janë në kundërthënie njëra me tjetrën sepse nëse marrëveshja është e drejtë, atëherë pse u dashka të bëjmë kompromise që të votojmë një marrëveshje që i falë mbi 8000 hektarë tokë Malit të Zi”.