Carl Bilt pritet në Manastirin e Deçanit nga Sava Janjiq, flasin për dialogun

Aktuale February 22, 2018 - 21:27

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janiq, ka pritur në takim sot anëtarë të delegacionit të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme. Në mesin e tyre ka qenë edhe Carl Bilt.

Siç raporton Radiokontaktplus, Janjiq ka folur me Bilt për çështjet kryesore për Kosovën dhe më pas u ka treguar kishën mysafirëve.

“Veçanërisht çështjen që ngrita është se dialogu me Kosovën duhet të zhvillohet  në funksion të qetësisë dhe të ardhmes së serbëve dhe komuniteteve të tjera që aktualisht janë në pozicion të vështirë dhe se çdo vendim i nxituar mund të ketë pasoja negative për tërë Ballkanin e që paraqet zgjidhjen e gabuar për çfarë jam i sigurt që BE kurrë nuk do të jepte mbështetje”, ka thënë Janjiq, përcjell Klan Kosova.

“Po ashtu theksova që dhuna dhe kërcënimet, vizatimi i hartave të reja dhe frika e popullsisë paraqet rikthimin e kaosit të viteve 90-ta”.

Carl Bilt gjatë ditës është takuar edhe me presidentin, Hashim Thaçi.