Ka marrëveshje për demarkacionin në zyrën e Veselit

Aktuale February 22, 2018 - 20:13
Lajmi i Fundit

Subjektet politike nga pozita dhe opozita kanë arritur të pajtohen lidhur me Projektligjin për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, pas një takimi të gjatë që është mbajtur në zyrën e Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Burimet  e Gazetës Metro thonë se të gjithë përfaqësuesit nga partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, PDK, LDK, AAK, NISMA, me përjashtim të Vetëvendosjes, janë pajtuar për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Gjatë ditës Veseli kishte ftuar disa takime, në tentim për të gjetur një zgjidhje lidhur me votimin e Demarkacionit, si dhe për t’i amortizuar mospajtimet mes LDK-së dhe AAK-së, të cilat kishin kundërshti lidhur me një pjesë të Projektligjit.