Hoti: Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen e arritur në vitin 2015

Aktuale February 21, 2018 - 17:34
''Marrëveshja e presidentëve dhe raporti i Bulliqit u benë për të ruajtur fytyrën e kryeministrit''

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se janë unik për ta votuar demarkacionin nesër dhe se beson që kjo marrëveshje do të kalojë nesër.

“Kjo marrëveshje është në të mire të qytetarëve. Neve na vjen keq që koliaiconi ende nuk i ka votat për ta çuar përpara këtë çështje. Më vjen mirë që disa parti kanë reflektuar që kjo marrëveshje është e mirë duke lënë hapësirë që të korrektohet. Ne jemi unik 27 deputetë", ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Veseli: Jam i bindur se nesër do të votohet Demarkacioni

Ai tha se nesër do të kërkojnë sqarime mbi atë se çka po votojnë, por tha se Kuvendi duhet ta ratifikojë gjithsesi.

“Ne do kërkojmë sqarime se çka do të votojmë, por një gjë e kemi të qartë që Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen e arritur në vitin 2015", tha ai, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq i pyetur nëse do ta votojnë raportin e Bulliqit, ai tha se kjo është bërë për ta ruajtur fytyrën e kryeministrit.

"Edhe raporti i Bulliqit dhe deklarata e dy presidentëve janë bërë dokumente për të ruajtur fytyrën e kryeministrit", tha ai. /ZËRI/