'Walker ndryshoi rrjedhën e historisë në Kosovë'

Aktuale February 21, 2018 - 15:44

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur në takim ambasadorin, William Walker

Sipas Pacollit, këshillat miqësore të Walkerit duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne.

Si ish-Ambasador i OSBE-së, Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, e cila u bënë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile”, ka shkruar kryediplomati kosovar në Facebook.